Seminar me temë “Përfshirja në programet EUSAIR dhe Intereg IPA”
Shkup, 24 janar – Në hapësirat e Jurop Haus në Shkup sot do të mbahet seminari me temë “Përfshirja në programet EUSAIR dhe Intereg IPA”.
Në seminar do të marrin pjesë të rinj, aktorë të rinj, ekspertë dhe përfaqësues nga fusha akademike, përfaqësues të institucioneve të përfshira në programe, si dhe përdorues të programeve Intereg-IPA, me qëllim që të gjithë përdoruesit e mundshëm të këtyre programeve të të njihen më mirë me strategjitë për rajonin dhe mundësitë specifike për përfshirjen e tyre.
Në këtë ngjarje do të flasin Krisela Hackaj, drejtoreshë ekzekutive e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim nga Tirana, Shqipëri, Zhil Kitel, menaxher i ekipit nga Instrumenti për Para-anëtarësim, Negociatat e Zgjerimit dhe EUSAIR dhe përfaqësuesi nga Komisioni Evropian, Zoran Dimitrovski, Zëvendësministri për vetëqeverisje lokale, si dhe Zuica Zmejkovska, përfaqësuese e programit EUSAIR për Maqedoninë e Veriut.