Sela thumbon Alternativën: Ishin ca zëra njëherë e një kohë, tani pinë “duhon” bashkë

Shkup, 16 maj – Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, ka thumbur ish-aletatë e tij Alternativën se dikur ngrinin zërat, ndërsa tani janë sheshuar dhe pinë kafe e duhan bashkë.  

“Ishin ca zëra njëherë e një kohë, tani janë heshtur, pinë kafe e pinë duhan bashkë bashkë me zotin Ahmeti. Dhe kjo të bën të kuptosh që përveç ca manipulatorëve, asgjë tjetër nuk kishin qenë”, tha Sela.