Sela ngushëllon familjarët me rastin e ndarjes nga jeta të arsimtarit kumanovar Rexhepi

Prehu në Paqe mik!

Ziadi Sela

Me dhimbje dhe keqardhje mësuam për ndarjen nga jeta të arsimtarit Rexhep Rexhepi!

Rexhepi gjatë gjithë jetës ka shërbyer arsimit shqip, ku ka punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në fshatrat e Komunës së Velesit.

Në sferën politike ka qenë aktiv duke qenë edhe njëri ndër themeluesit e Lëvizjes tonë politike që nga viti 2014 dhe duke qëndruar besnik deri në fund, ku ishte edhe anëtar i përbërjes së fundit të Kuvendit Qendror të ASH-së. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij! Prehu në Paqe mik!