Sela: Falënderoj LDK-në dhe “Konrad Adenauer” për ndihmën në prag të kongresit

Shkup, 25 mars – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot priti në Shkup ekipin e juristëve të LDK-së të përbërë nga Armend Zemaj dhe Shkëmb Manaj, për një takim pune me komisionin statutor të Aleancës për Shqiptarët.

“Mirënjohës ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për përkrahjen e ofruar në kuadër të ndryshimeve statutore në prag të Kongresit të dytë të Aleancës për Shqiptarët.

Sot, pata kënaqësinë të pres në Shkup ekipin e juristëve të LDK-së të përbërë nga Armend Zemaj dhe Shkëmb Manaj, për një takim pune me komisionin statutor të Aleancës për Shqiptarët, të fokusuar në harmonizim e statutit tonë me frymën dhe germën e statuteve të partive anëtare të Partisë popullore evropiane.

Aleanca për Shqiptarët, si parti e qendrës së djathtë, synon anëtarësim në familjen e partive popullore evropiane dhe do të vazhdojë të angazhohet për nxitjen e bashkëpunimeve të tilla me partitë simotra nga Kosova dhe Shqipëria.

Falenderoj edhe Fondacionin Konrad Adenauer për lehtësimin e kësaj përkrahje. Roli i Fondacionit në thellimin e bashkëpunimit rajonal midis partive popullore mbetet i pazëvendësueshëm dhe shumë i çmuar”, ka shkruan Sela në Facebook.

https://www.facebook.com/ZiadinS/posts/513986086752292