Sela: 12 Gushti na kujton tmerrin dhe trishtimin e masakrës së vitit 2001 në Luboten
Shkup, 11 gusht – Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin sela përmes rrjetit të tij facebook, ka kujtuar 12 gushtin, si tmerrin e trishtimin e masakrës së vitit 2001 në Luboten.
“12 Gushti na kujton gjithmonë tmerrin dhe trishtimin e masakrës së vitit 2001 në Luboten! Mbetet i paharruar kujtimi i 10 jetëve të humbura, jetë të këputura në mes, 20 vite më parë. Nderime, lutje dhe mirënjohje për martirët e masakrës së para dy dekadave në Luboten, civilët që pa pikë faji u burgosën dhe u malltretuan dhe ju dogjën shtëpitë. Kurrë nuk ka liri e paqe pa drejtësi”, ka shkruar lideri Ziadin Sela./Zhurnal

