Sektori korporativ u rimëkëmb në vitin 2021

Shkup, 8 tetor – Sektori korporativ në vitin 2021 gradualisht ka normalizuar punën, ku kompanitë në mënyrë të konsiderueshme u rimëkëmbën nga pasojat e pandemisë. Fitimi neto i sektorit korporativ u rrit për 30.7 për qind pasi fitimi ra prej 18.9 për qind në 2020. Sipas Bankës Popullore është e dukshme ulje e ndjeshme e pjesëmarrjes së subjekteve nga sektori korporativ që kanë punuar me humbje që në vitin 2021 arrin në 32.7 për qind të numrit të përgjithshëm të subjekteve krahasuar me 43.6 për qind vitin e kaluar.

Raporti për sektorin korporativ ka konstatuar një përmirësim mesatar të efikasitetit operativ me rregullim të përmirësuar në përmbushjen e detyrimeve dhe kërkesës e cila kontribuoi që likuiditeti të jetë në një nivel të qëndrueshëm. Rimëkëmbja graduale ekonomike ka kontribuar madje në përmirësimin e aftësisë së shlyerjes së rregullt të borxhit, me çka u rrit mbulimi i shpenzimeve të interesit për financim me fitimin nga aktivitetet e rregullta. Në vitin 2021 është përshpejtuar edhe rritja e kapitalit të sektorit korporues gjë që mundësoi rritjen e financimit, pa u rritur ndjeshëm niveli i borxhit si raport ndërmjet borxhit dhe kapitalit të sektorit korporativ.

Gjatë vitit 2021 është përmirësuar edhe qasja e kompanive në kreditë bankare, ku është rritur numri i kompanive që përdorin kredi nga sektori bankar për 8.1 për qind. Sipas të dhënave nga llogaritë e dorëzuara vjetore të sektorit korporativ në vitin 2021 bankat kanë pasur ekspozim kreditor prej 37.5 për qind të numrit të përgjithshëm të subjekteve aktive.

Më shumë informacione tek sektori korporativ janë të kapshëm në Raportin e ri për stabilitet financiar të Bankës Popullore: https://www.nbrm.mk/ns-newsarticle-izvestaj-za-finansiskata-stabilnost-vo-republika-severna-makedonija-vo-2021-godina.nspx.