Sekretin e Catherine Zeta-Jones për bel sa një unazë, e kemi në dorë të gjitha

Cili është sekreti i Catherine Zeta-Jones për të pasur dhe ruajtur një bel perfekt? Asnjë ushtrim i ndërlikuar, stërvitje strapacuese ose disiplina të dedikuara, por një aktivitet që mund ta bëjmë të gjithë, i lirë dhe argëtues, i lehtë për t’u praktikuar dhe i aftë për të dhënë rezultate të shkëlqyera. Një mrekulli? Jo, thjesht një hula-hoop. Aktorja e do shumë dhe e zotëron me një zhdërvjelltësi të jashtëzakonshme, sicc e ka demonstruar në një video të shpërndarë në Instagram, ku e veshur me bikini, shfaq aftësitë si dhe rezultatet e këtij aktiviteti, duke qenë se në moshën 51-vjeccare ka një trup të super tonifikuar dhe në formë të mirë.


Ajo midis aktores britanike dhe rrethit plastik sigurisht që nuk është një dashuri e sapolindur; në vitin 2012, në një intervistë për InStyle ajo pranoi se ishte e fiksuar me këtë praktikë dhe se i kushtonte të paktën 20 minuta në ditë, duke përdorur edhe rrathët më të vegjël, por të kalibruar me peshë më të madhe, ideale për fillestarët. Prandaj Cathrine i di shumë mirë benefitet e Hula-hoop, një mjet i thjestë por në gjendje për të stërvitur të gjithë trupin në një mënyrë aspak të ndërlikuar dhe shumë argëtuese: sapo kemi gjetur aktivitetin definitiv për t’u rikthyer në formë dhe për të mposhtur dembelizmin.

https://www.instagram.com/p/CSeJkNcHjsr/?utm_source=ig_web_copy_link

Përfitmet e hula-hoop, nga krahët tek kaviliet
Ajo që duket se është vetëm një lodër fëmijësh, në fakt ndihmon trupin nga këndvështrime të ndryshme. Para së gjithash, përmirëson koordinimin dhe shkathtësinë, duke ccliruar muskujt dhe artikulacionet: e përsosur për t’u bërë në shtëpi pas një dite të tërë ulur në tryezën e punës për të ccuar në vend kolonën vertebrale.
Shkrin yndyrat, djeg kalori, tonifikon krahët, barkun dhe vithet duke definuar linjën e belit si dhe përmirëson ekuilibrin; duke ndjekur ritmin dhe duke kërcyer, hula-hoop na detyron të performojmë, të harrojmë gjithccka dhe të argëtohet. Ky rreth mund të përdoret për shumë ushtrime të veccanta në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë krahët: rrotullimi i tij në biceps gjithashtu do të forcojë muskujt e shpatullave.