Sekretari gjeneral i Rabita-A vizitoi Reisul Ulemanë

Shkup, 12 gusht – Të enjten më 12.08.2021, me nderimet më të larta, me prezencë të gjithë anëtarëve të Rijasetit, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në Sekretarin Gjeneral të Ligës së Botës Islame, shkëlqesinë e tij, dr. Muhammed Abdulkerim El-Isa në Selinë e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame.

Fillimisht Kryetari i BFI e njoftoi me Myftinjtë e Myftinive të BFI, Dekanin e FSHI dhe Drejtorin e Medresesë Isa Beu, udhëheqësit e sektorëve të ndryshëm në BFI dhe funksionarët e e institucionit fetar në vend.

Në kabinetin e Reisul Ulemasë, Kryetari i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i dëshiroi mirëseardhje mysafirit të lartë: Ekselenca Juaj Dr. Muhammed Abdulkerim El-Isa, mirë se vini në Bashkësinë Fetare Islame. Në emër të gjithë besimtarëve myslimanë, në emrin e gjithë të punësuarve në BFI dhe në emrin tim personal ju dëshiroj qëndrim të këndshëm në vendin tonë, në mesin e vëllezërve tuaj. Vizita juaj na nderon shumë dhe na gëzon pa masë”, tha mes tjerash Kreu i BFI, me ç’rast e njoftoi mysafirin me historikun e BFI dhe funksionimin e saj si dhe organizimin e jetës fetare islame në vend e më gjerë, nëpërmjet qendrave tona islame në Perëndim.

Sekretarit Gjeneral të Ligës së Botës Islame Ekselenca e Tij Dr. Muhammed Abdulkerim El-Isa, shprehu kënaqsësinë e tij për këtë mikpritje impozante dhe e falënderoi Kryetarin e BFI për ftesën dhe respektin. Ai më tej vlerësoi lartë punën e Bashkësisë Fetare Islame dhe Reisul Ulemasë bashkë me bashkëpunëtorët e tij në udhëheqjen e BFI dhe organizimin e jetës fetare.

Më pas të dyja palët biseduan për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve: Bashkësisë Fetare Islame dhe Ligës Botërore Islame.

Në shenjë respekti dhe kujtimi, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i dhuroi Ekselencës së Tij një pikturë me logon e Bashkësisë Fetare Islame me mbishkrimin Ikre, ndërsa Ekselenca e Tij Dr. Muhammed Abdulkerim El-Isa i dhuroi Reisul Ulemasë disa dhurata simbolike: tespihe dhe simbolin e Mekës “Derën e Qabesë”.

Më pas të gjithë mysafirët zbritën në sallën e mbledhjeve të Rijasetit të BFI ku Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mbajti një fjalim për mysafirin e lartë dhe të pranishmit e tjerë:

I nderuari Sekretari Gjeneral i Ligës Botërore Islame Eminenca e Juaj Prof Dr Muhamed Abdulkerim El Isa. Të nderuar bashkëpunëtorë të Sekretarit Gjeneral

Më lejoni që në emër të BFI e RMV dhe në emrin tim personal t’ju shprehi mirëseardhje në mesin tonë.
Vizita e Juaj është një nder i madh dhe i veçantë për të gjithë besimtarët e vendit, për te gjithë qytetarët e këtij shteti, e në veçanti për BFI e RMV.

Këtë vizitë e kuptojmë si respekt i madh i Juaji si dhe si një përkrahje në përpjekjet tona për të prezantuar Islamin në kohë dhe vend konform burimeve kryesore: Kuranit Famëlartê dhe sunnetit të Muhamedit a.s.. andaj e gjithë kjo na jep inspirim te gjalle dhe forcë shpirtërore për një prezantim të shëndoshë të Islamit për të definuar pastër Teuhidin – besimin ne një Zot, për të evituar politeizmin – Shirkun dhe për të qenë subjekt kreativ në kultivimin e dijes, kulturës, shkencës, paqes dhe tolerancës në shoqërinë tonë multikonfesionale dhe multinacionale.

Në këtë rast madhështor më lejoni që t’ju shprehi mirënjohje dhe respektin tonë të veçantë Ekselencës së tij Mbretit te Arabisë Saudite dhe Shërbëtorit të dy haremeve Mbretit Selman bin Abdulaziz El Suud dhe Princit të Kurorës mbretërore Eminenca e tij Muhammed bin Selman për ndihmën e madhe që i është dhënë dhe vazhdon ti jepet edhe sot e kësaj dite në:

  1. Përgatitje e kuadrove fetaro islame në Universitet e Arabisë Saudite;
  2. Në organizimin e kryerjes së haxhit për besimtarët tanë;
  3. Në kontributin e madh në sferën e vlerave fetare, kulturore dhe humanitare, etj.
    I nderuar Ekselencë Muhaned Avdulkerim Elbisa, ju njoftojmë se BFI e RMV është Organizatë që i ka këto vlera:
  4. Kategori Kushtetuare e Shtetit;
  5. Rreth mbi 1 milion myslimanë;
  6. Trembëdhjetë Myftini në tërë territorin e saj;
  7. Mbi 700 xhami e po aq mektebe për fëmijë;
  8. Mbi 1200 imamë, vaidh, muallim dhe muezzinë, të shkolluar ne Arabinë Saudite, Egjipt, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani; Pakistan, Jemen, Siri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e veriut, etj;
  9. Medreseja e Mesme Islame “Isa Beg” e shtrirë në katër qytete: Shkup, Tetovë, Gostivar vajza, Shkup dhe Shtip djem, me gjithsej 750 nxënës e nxënëse; me gjithsej 100 mësimdhënës dhe personel edukativo arsimor
  10. Fakulteti i Shkencave Islamè në Shkup me 350 studentë, dhe 10 mësimdhënës”
  11. Biblioteka “Isa beu” ne Shkup
  12. Katër Institute te hivzit të Kuranit Famëlartë;
  13. Organizata Humanitare Hilal;
  14. Agjencia e Sistemit “Hallall””;
  15. Shoqata e Ulemave Islam:
  16. Revista “Hëna e Re”
  17. Instituti i Arkivit të BFI
  18. Shoqata mortore “Er Rahatu” – Shkup
  19. Instituti për Hulumtime Shkencore Islame
    Financimi i BFI e RMV dhe institucioneve të saja bëhet nga këto burime:
  20. Anëtarësia e besimtarëve;
  21. Zekat dhe Sadekatulfitri;
  22. Qiratë nga vakëfi;
  23. Donatorë të ndryshëm;
  24. Ndihmat vullnetare;
  25. Organizimi i Haxhit
  26. Grumbullimi i kurbaneve – mishi;
  27. Kontributet dhe donacionet nga vendet islame; etj..
    Duhet të theksohet se Dr. Muhammed Abdulkerim El-Isa iu përgjigj ftesës së Bashkësisë Fetare Islame në koordinim me Presidencën e Shtetit për ta vizituar vendin tonë.
    Pas vizitësn në BFI, ai bashkë me Reisul Ulemanë do të vizitojnë Presidentin e Shtetit z. Stevo Pendarovski, Kryetarin e Parlamentit z. Talat Xhaferi, Kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase, Komisionin e Qeverisë për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare, si dhe do zhvillojë takime edhe me krerët e disa institucioneve të larta në vend.
    Liga e Botës Islame, e mirënjohur si Rabita, është organizatë prestigjioze botërore me seli në Meken e Shenjtë, anëtarë të Këshillit të së cilës janë shumë vende dhe organizata botërore dhe ka për qëllim parësor të saj promovimin e Islamit të drejtë mesatar.
    Dr. Muhammed Abdulkerim El-Isa është një figurë e mirënjohur për luftën kundër ideologjive ekstremiste dhe fundamentaliste.
    Maqedonia e Veriut dhe Bashkësia Fetare Islame është e nderuar me vizitën e tij disaditore.
    Ekselenca e Tij, Dr. Muhammed Abdulkerim El-Isa erdhi të mërkurën në vendin tonë ku u prit nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, përfaqësues të Kabinetit të Presidentit të Shtetit, Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme të RMV, në Aeroportin e Shkupit, me ç’rast kishin një takim paraprak ku iu dëshirua mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në vendin tonë Atij dhe stafit që e shoqëron.