Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet bokseri përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Përshëndetje të dashur shqiptar kudo që jeni. Dua të ju njoftoj se me datë 18 Qershor do zhvillohet ndeshja ime e rradhës në Burgdorf-Zvicër. Një rikthim shumë i rëndësishëm për mua pasi u bëra gati 2 vite pa boksuar shkak i Covid-19. Kërkoj mbështetjen e të gjithë shqiptarëve në këtë rikthim shumë të rëndësishëm për mua në ring”, shkruan më tej Seferi.