Secila më e bukur se tjetra, Izabel Goulart dhe Alessandra Ambrosio të mrekullueshme me pozat nga plazhi

Ato me të drejtë mbajnë epitetin prej supermodeleje dhe e justifikojnë atë edhe jashtë pasarelave.

Dy bukuroshet ndanë fotografi nga vera në profilet e tyre në Instagram dhe nuk mjafton të thuhet se ato duken të përsosura.

Izabel Goulart mund të mburret se është një nga femrat më të bukura në botë, që ishte fytyra e shumë fushatave të modës dhe se ka zbukuruar ballinat e revistave të popullarizuara, duke përfshirë Sports Illustrated.

(Foto: Instagram/izabelgoulart)

Bukuroshja 36 vjeçare e nisi modelimin në moshën 14 vjeçare dhe ishte Engjëlli i Victoria’s për vite me radhë. Ajo aktualisht po shijon pushimet, ndërsa ka marrë gjithë vëmendjen me pozuar me bikini në Mykonos.

(Foto: Instagram/izabelgoulart)

Kolegia e saj, Alessandra Ambrosio, shfaqet duke pirë një koktej në plazh me bikini jeshile, fluoreshente.

Edhe pse tani është me pushime, ish-engjëlli i Victoria’s Secret, tash 40 vjeçare, ka thënë se vazhdon të stërvitet rregullisht për të mbajtur trupin në formë.

(Foto: Instagram/alessandraambrosio)

“Unë ec shumë. Më pëlqen volejbolli në plazh. Ushtrimet mund të jenë argëtuese, dhe në të njëjtën kohë t’ju mbajnë në formë. Nuk më pëlqen të bëj kardio, duhet ta pranoj këtë”, ka theksuar Alessandra. 

https://www.instagram.com/reel/CSAF8lJlBre/?utm_source=ig_web_copy_link