Seancë e Komisionit parlamentar për çështje evropiane
Shkup, 4 mars – Komisioni Parlamentar për Çështje Evropiane sot në ora 11 duhet ta mbajë seancën e 32-të.
Në rend dite të seancës janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e punëve për përfaqësim në procedurat doganore, në procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, Propozim-ligji për inspektimin e mjedisit jetësor, në lexim të dytë, si dhe Propozim-ligji për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje, në leximin e parë.
Të tre ligjet miratohen me flamur evropian.

