Seancë e dy komisioneve parlamentare

Shkup, 23 mars – Në Kuvend sot do të mbahen seancë të Komisionit për çështje ekonomike dhe Komisionit Legjislativ-Juridik.

Anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike do të mbajnë dy seanca, së pari seancën e 12-të dhe më pastja seancën e 10-të. Në rend dite të seancës së 12-të janë propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërmarrjet publike dhe propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektoratin shtetëror të tregut, të dyja janë në lexim të dytë.

Në seancën e 10-të të Komisionit për çështje ekonomike janë propozimi i planit financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbimeve Ujore për vitin 2022 dhe propozim-vendimin për konfirmimin e përqindjes të zë hyrave të përgjithshme vjetore, për financimin e punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbimeve Ujore për vitin 2022.

Anëtarët e Komisionit Legjislativ-Juridik do të debatojnë për propozim-ligjin për parandalimin e larjeve të parave dhe financimin e terrorizmit, në lexim të parë dhe propozim-ligjin për shërbime pagesore dhe sistem të pagesës, me procedurë të shkurtuar dhe në lexim të dytë