Seanca të tre komisioneve kuvendore dhe vizitë mbikëqyrëse e komisionit në Agjencinë për zbulim

Shkup, 8 shkurt – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot janë caktuar seanca të tre komisioneve kuvendore, ndërsa anëtarët e Komisionit për mbikëqyrje ndaj punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe të Agjencisë për zbulim do ta vizitojnë Agjencinë për zbulim.

Komisioni për financim dhe buxhet duhet ta mbajë seancën e 34-të në rend dite të së cilit janë plani financiar i Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve për vitin 2022, si dhe propozim ndryshimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar dhe të Ligjit për lojrat e fatit. Pas përfundimit të kësaj seance, Komisioni për financim dhe buxhet do ta vazhdojë seancën e 16-të në rend dite të së cilës ka mbetur Propozim ligji për shlyerjen e interesit dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike, me procedurë të shkurtuar, si dhe seanca e 17-të, në rend dite të së cilës janë shumë propozim ligje për ndryshim të ligjeve nga sfera financiare.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive duhet ta vazhdojë seancën e 37-të në rend dite të së cilës janë raportet vjetore për punën e Këshillit të prokurorëve publikë për vitin 2020 dhe të prokurorive publike për vitin 2020, si dhe Raportin për realizimin e Buxhetit gjyqësor për vitin 2020.

Komisioni për çështje ekonomike, megjithatë, duhet ta vazhdojë seancën e 10-të në rend dite të së cilit kanë mbetur Popozim plani financiar i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit dhe Propozim vendimi për konfirmimin e përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore për financimin e punës së Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit për vitin 2022.