Seanca të tre komisioneve kuvendore

Shkup, 3 shkurt – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Komisioni për Çështje Evropiane dhe Komiteti për Marrëdhënie midis Bashkësive.

Në rend dite të seancës së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive janë Raporti vjetor dhe puna e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, Raporti vjetor për punën e Prokurorive publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2020 dhe Raporti për realizimin e Buxhetit gjyqësor për vitin 2020.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane do t’i shqyrtojnë Propozim-ligjin për mbrojtjen e personave fizikë lidhur me bashkëpunimin e të dhënave personale për qëllim të parandalimit, hetimit, zbulimit ose përndjekjen e veprave penale ose për kryerjen e sanksioneve penale, Propozim-ligji për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, Propozim-ligji për avokaturë dhe Propozim-ligji për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë, të gjithë në lexim të parë.

Komiteti për marrëdhënie midis bashkësive do ta shqyrtojë Raportin e punës së Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive për vitin 2021.