Seanca të Komisionit kuvendor për çështje evropiane

Shkup, 22 mars – Për sot në Kuvend janë caktuar tre seanca të Komisionit për çështje evropiane. Së pari është caktuar seanca e 34-të, në rend dite të së cilës janë propozimet e ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lëndët e para minerale dhe për mbrojtjen e personave fizikë lidhur me përpunimin e të dhënave personale për qëllime të parandalimit, hetimit, zbulimit dhe ndjekjes së veprave penale ose për kryerjen e sanksioneve penale, të dy në lexim të dytë.

Në seancën e njëjtë, por në lexim të parë, janë edhe propozimet e ligjeve për pagesën e kompensimit në para të viktimave nga veprat penale me dhunë, për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë dhe për avokaturë. si dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal.

Pas përfundimit të seancës së 34-të, Komisioni për çështje evropiane duhet ta mbajë edhe seancën e 29-të në rend dite të së cilës janë Propozim ligji për stabilitet financiar dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për material riprodhues nga llojet e drunjve pyjorë, të dy në lexim të parë.

Pas kësaj, Komisioni për çështje evropiane duhet ta vazhdojë seancën e 32-të në të cilën pikat e mbetura të rendit të ditës janë Propozim ligji për mbikëqyrje inspektuese në mjedisin jetësor, në lexim të dytë dhe Propozim ligjin për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje, në lexim të parë.