Seanca të Komisionit kuvendor për çështje ekonomike
Shkup, 25 mars – Komisioni kuvendor për çështjet ekonomike sot do ta mbajë seancën e 10-të.
Në rend dite të seancës janë propozim plani financiar i Komisionit rregullator për energjetikë dhe burime të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 dhe propozim vendimi për konfirmimin e përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore, për financimin e punës së Komisionit rregullator për energjetikë dhe burime të ujit.

