Seanca të komisioneve parlamentare për mbrojtje dhe sistem politik
Shkup, 20 mars – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për mbrojtje dhe siguri, sistem politik dhe marrëdhëni ndërmjet bashkësive dhe Komisioni ligjvënës-juridik.
Në rendin e ditës të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri është propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për Shërbimin në Ushtri, me procedurë të shkurtuar.
Ligji do t’i mundësojë personelit aktiv dhe ushtarak të fitojë të drejtën e pensionit më të lartë që do të fitohej duke llogaritur masën prej 80 për qind të pagës mesatare neto që ka fituar personeli aktiv ushtarak dhe civil gjatë dhjetë viteve më të favorshme, por jo më e lartë se shuma e pensionit më të lartë të përcaktuar deri në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shërbimin në ushtri.
Në rendin e ditës të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive janë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Kuvendin, propozim-ligji për amnisti, si dhe ndryshimet në ligjet për pagat e gjyqtarëve, anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, prokurorëbr publikë dhe anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë, të gjithë me procedurë të shkurtuar.
Me propouim-ligjin për amnisti mundësohet masë alternative të dënimit me kusht për autorët e veprave penale “transmetimi i sëmundjes ngjitëse” dhe “mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” nga Kodi Penal, të cilat janë kryer gjatë kohës së shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë me koronavirusin KOVID-19.
Seancë në Kuvend sot do të mbajë edhe Komisioni legjislativ-juridik.

