Seanca të disa komisioneve parlamentare

Shkup, 15 shtator – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për Mbrojtje, Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe seanca Juridiko-Ligjvënës.

 Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri do të mbajë dy seanca në rend dite të të cilave janë Statuti i Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” – Shkup (Faza I) dhe Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonis së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA”, në Bosnjë e Hercegovinë. 

 Në rend dite të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të jetë Propozim-vendimi për formimin e Komisionit Anketues për gjendjen  në onkologji.

 Komisioni Juridiko-Ligjvënës do të mbajë tri seanca.