Seanca për “Softuerët” shtyhet për më 14 mars
Shkup, 24 shkurt – Gjykimi për rastin “Softuerët” kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, dragi Rashkovski, i cili së bashku edhe e pesë persona të dyshuar për furnizim të paligjshëm të softuerit shtyhet për më 14 mars për shkak të mungesës së prokurorit publik.
Në fillim të seancës së sotme, gjykatësja Fanka Jançulleva Mihaillovska informoi se ka marrë kërkesë për shtyrjen e seancës së sotme nga Prokuroria Themelore Publike me njoftimin se prokurori publik që duhet ta përfaqësojë lëndën ka dakorduar takim pune jashtë shtetit.
Sipas aktakuzës, rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “Pastrim parash dhe derdhje tjera nga vepra penale”.
Në fillim të këtij muaji, Këshilli i Gjykatës së Apelit Shkup, e pranoi ankesën e të akuzuarit të parë në rastin Dragi Rashkovski dhe ia shfuqizoi arrestin shtëpiak. Në vendimin e Gjykatës së Apelit thuhet edhe se pranohet garancia e ofruar nga ana e të akuzuarit Rashkovski në vlerë të përgjithshme prej 192.980.000 euro, që përbëhet nga lënia në hipotekë e pronës së patundshme.

