Së paku 20 të vdekur nga përplasja e autobusit me një cisternë nafte

20 persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përplas me një cisternë nafte në Pakistan.

Radio Pakistani raportoi se aksidenti ndodhi në autostradën M-5 Sukkur-Multan, kur autobusi u përplas duke shkaktuar një zjarr.

Autobusi, sipas mediave atje, ishte nisur nga qyteti i Lahore për në qytetin e Karaçit.

Korrikun e kaluar, 19 persona vdiqën dhe 14 të tjerë u lënduan, kur autobusi me të cilin udhëtonin ra në një luginë në qytetin Dhana Sar të distriktit Sherani në Pakistan.