SÇE dhe Ambasada sllovene me ngjarje informuese për konkursin për bashkëfinansim të projekteve zhvillimore

Shkup, 18 korrik – Sekretariati për çështje evropiane dhe Ambasada e Sllovenisë sot në Klubin e deputetëve organizojnë ngjarje informuese për konkursin e hapur për bashkëfinancim të projekteve zhvillimore në kuadër të bashkëpunimit bilateral zhvillimor, të publikuar nga Qendra për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar e Sllovenisë.

Fjalime hyrëse janë paralajmëruar nga sekretarja shtetërore në Sekretariatin për çështje evropiane, Drita Abdiu Halili, udhëheqësi për bashkëpunim zhvillimor dhe ndihmë humanitare në Ministrinë sllovene të Punëve të Jashtme, Robert Kokalj dhe ambasadorit të Sllovenisë, Millan Predan.

Në ngjarje do të marrë pjesë edhe drejtoresha e Qendrës për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar të Republikës së Sllovenisë, Mojca Kopshe e cila do t’i rpezantojë kriteret, kushtet dhe procedurën e aplikimit.