Sarah tregon se a do të kemi fejesë mes saj dhe Pm-it

Sarah Berisha është blogerja shqiptare e cila tanimë është kthyer në një personazh mjaft të dashur.

Si gjatë qëndrimit në BBV ashtu edhe tani pas përfundimit të formatit Sarah po komentohet mjaft shumë në mediat rozë.

Gjatë rrugëtimit në Big Brother Vip ajo u njoh me Dj Pm-in me të cili po vazhdojnë lidhjen tani edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Në një intervistë të fundit në “Prive”, blogerja nga Shqipëria ka folur sërish për marrëdhënien e saj me DJ nga Kosova, por edhe raportet me ish-banorët e tjerë.

“Më ka rritur shumë si person dhe profesionalisht, një nga arsyet pse hyra në Big Brother VIP ishte t’i bëja shqiptarëve të kuptonin punën që unë bëjë, ta vlerësonin këtë punë, sepse një nga komentet që kam marrë brenda që edhe më kanë ofenduar është se je kot për atë format, ditë pas dite që unë jam jashtë po e vërtetoi të kundërtën”, ka thënë Sarah.

Në anën tjetër, për lidhjen me DJ PM, ajo u shpreh se çdo gjë po shkon mirë mes tyre dhe se ata kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin pavarësisht distancës.

“Të jem realiste jemi siç mund të jetë një çift, ka ato luhatjet e veta do të thotë një herë jemi shumë mirë, një herë zihemi, ka ditë që mund të mos flasim për disa orë, sepse vaj askush nuk shkon, nëse ka një çift që shkon mirë mendoi që nuk ka as dashuri, as xhelozi, ne jemi mirë, kalojmë shumë kohë me njëri-tjetrin, të gjithë na pyesin si ia bëjmë me pjesën e distancës pasi PM jeton në Prishtinë dhe unë në Tiranë, por ne nuk e ndjejmë këtë”, tha tutje ajo.

Tutje, Sarah edhe pse lidhje e tyre është në rrugën e duhur, ata mendojnë që është shumë herët për të bërë një hap më shumë në marrëdhënie e tyre.

“Mendoj që lidhja jonë ka nisur pas Big Brother, dhe kemi diku dy muaj që po e përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe syrit të publikut dhe është shumë herët për të folur për bashkëjetesë, për fejesë, martesë apo fëmijë dhe mua më duken pak të tepërta, nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e larg kjo”, deklaroi Sarah.