Sanksionohen 254 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 27 shkurt – Gjatë ditës së djeshme  nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar  254 shoferë.

Siç njoftoi MPB, nga numri i përgjithshëm i sanksioneve të shqiptuara prej të cilëve 21 shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse 4 shoferë me shpejtësi mbi 70 km nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 76 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit, kurse 178 jashtë vendeve të banimit.

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.