Sanksionohen 158 shoferë në Shkup, 59 për vozitje të shpejtë

Shkup, 1 gusht – Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 158 masa, në suaza të kontrolleve të përforcuara aksionare që i zbaton Ministria e Punëve të Brendshme në fushën e komunikacionit.

Siç kumtuan nga MPB, midis masave 59 sanksione janë për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 22 për vozitje nën ndikim të alkoolit, 13 për vozitje pa patentë shoferi.

Janë shqiptuar nëntë masa për automjete të parregulluara teknike dhe të paregjistruara, 13 për shkelje të shoferëve të motoçikletave.

“Kontrollet e përforcuara aksionare vazhdojnë. Apelojmë te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, bëjnë thirrje nga MPB.