Sandri: Solidariteti dhe mëshira nuk mjaftojnë për refugjatët ukrainas, nevojiten të drejta tjera

Shkup, 20 qershor – Kur filloi pushtimi rus në Ukrainë, shumë ukrainas u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim në vende të tjera. Përfaqësuesja e UNHCR-së në Komisiariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), në një intervistë për MIA-n, Monika Sandri tha se niveli i solidaritetit në vendet që pranojnë refugjatë ukrainas mbetet i pabesueshëm. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë marrë më parë masa paraprake aktivizimi të Direktivës për Mbrojtjen e Përkohshme për Herë të Parë, duke ofruar akses në mbrojtje dhe shërbime për refugjatët nga Ukraina. Vende të tjera evropiane kanë ofruar skema të ngjashme mbrojtjeje.

Me rastin e 20 Qershorit – Ditës Botërore të Refugjatëve, Sandri bëri me dije se mbi pesë milionë refugjatë nga Ukraina janë regjistruar në kërkim të mbrojtjes në të gjithë Evropën. Shumë prej tyre janë aplikuar në Gjermani, Poloni, Federatën Ruse, Çeki etj, pra në gjithsej 44 vende të Evropës.

Dëbimi me forcë për shkak të luftës është një nga gjërat më të vështira që mund të përballet një person dhe është akoma më e vështirë se cili do të jetë statusi i tij në vendin ku është vendosur dhe çfarë e pret atje. A janë vërejtur abuzime dhe padrejtësi ndaj refugjatëve ukrainas në vendet ku ata janë strehuar?

“Ka një bujari dhe solidaritet të fortë ndaj refugjatëve ukrainas, gjë që është për t’u përshëndetur. Megjithatë, duhet të kujtojmë se kjo krizë refugjatësh është një krizë mbrojtjeje kryesisht për gratë dhe fëmijët, pasi ato përfaqësojnë 90% të të gjithë njerëzve që ikin nga Ukraina.

Në situata të tilla rriten rreziqet e dhunës me bazë gjinore, kontrabandës, abuzimit, traumës dhe ndarjes së familjes, gjë që kërkon mbështetje shtesë. Fatmirësisht deri më tani janë regjistruar pak raste abuzimi”, theksoi Sandri.

Maqedonia e Veriut ka hapur dyert për ukrainasit, por statusi i ukrainasve në vend ende nuk është përcaktuar. Në çfarë kushtesh jetojnë këtu ukrainasit?

“Shteti dhe populli janë solidarizuar dhe kanë përqafuar pranimin e refugjatëve nga Ukraina. Megjithatë, duke qenë se lufta nuk ka përfunduar ende, është me rëndësi të madhe që të bëjmë çdo përpjekje tani për t’u dhënë status mbrojtjeje refugjatëve ukrainas, ngjashëm me mënyrën se si BE dhe vendet e tjera kanë vepruar në dhënien e statusit për mbrojtjen e përkohshme.

Solidariteti dhe mëshira nuk mjaftojnë. Marrja e statusit i lejon njerëzit të kenë akses të shpejtë në të drejta, vetëqëndrueshmëri, të reduktojnë varësinë nga pranimi dhe ndihma, dhe t’u mundësojnë njerëzve të vazhdojnë jetën e tyre dhe të kontribuojnë në komunitetet lokale.

Përsëri, është jetike që shteti të sigurojë statusin e mbrojtjes për ukrainasit

së shpejti. Mungesa e statusit të mbrojtjes i privon njerëzit nga aksesi i lirë në shërbime shëndetësore, arsim për fëmijët dhe të drejta të tjera të rëndësishme”, tha përfaqësuesja e UNHCR-së në Maqedoninë e Veriut në një intervistë për MIA-n.

Sa është numri i refugjatëve nga Ukraina që ndodhen në Maqedoninë e Veriut?

“Aktualisht këtu jetojnë mbi 1000 njerëz nga Ukraina. Prej tyre, 243 persona kanë

qëndrimi të përkohshëm të rregulluar për arsye humanitare. Megjithatë, siç e përmenda, asnjëri prej tyre nuk ka status mbrojtjeje”.

Çfarë veprimesh po ndërmerr UNHCR-ja për të lehtësuar gjendjen e ukrainasve që banojnë në vendin tonë?

“Që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme të krizës së refugjatëve nga Ukraina, UNHCR, këtu – ashtu si në vendet e tjera – kërkon të sigurojë statusin e mbrojtjes për njerëzit që ikin nga Ukraina. Gjithashtu, së bashku me agjencitë e tjera të KB-së, institucionet shtetërore dhe organizatat joqeveritare, ne po punojmë për të zbuluar nevojat e refugjatëve ukrainas në Maqedoninë e Veriut në mënyrë që ata të marrin mbështetjen e duhur.

Në Maqedoninë e Veriut, refugjatët ukrainas aktualisht kanë qasje në ndihmë juridike falas, informacion për azilin, një linjë telefonike të disponueshme 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë kurse për mlsimin e gjuhës maqedonase dhe ndihmë humanitare të ofruar nga partnerët e OJQ-ve dhe UNHCR-së.

Përveç qytetarëve ukrainas, a ka refugjatë nga vende të tjerë që qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut dhe cili është statusi i tyre?

“Ka pasur dhe ka refugjatë nga vende të tjera që qëndrojnë këtu. Statusi i tyre i përcaktohet në mënyrë individuale dhe në të shumtën e rasteve është statusi i mbrojtjes shtesë. Kur flasim për refugjatët nga vendet e tjera, nuk duhet të harrojmë se konfliktet e reja po shfaqen dhe ato të vjetrat po vazhdojnë me ritme të pandërprera. Numri i njerëzve të detyruar të ikin po rritet çdo vit dhe tani është mbi 100 milionë, më shumë se dyfishi i dhjetë viteve më parë. Shumë prej këtyre njerëzve kanë kaluar nëpër të njëjtat tmerre dhe ndajnë të njëjtat nevoja si refugjatët ukrainas. Fatkeqësisht, shumë prej tyre, kur kërkojnë mbrojtje, nuk gjejnë të njëjtin solidaritet dhe mikëpritje që po shohim tani.

Si do ta përshkruanit situatën me refugjatët që ndodhen në vend dhe çfarë masash ndërmerren nga autoritetet shtetërore për t’u siguruar atyre kushte jetese?

“Shteti ka krijuar një sistem që ofron akses në të drejta dhe shërbime që nga momenti kur një person aplikon për azil dhe për aq kohë sa personi ka status. Kjo do të thotë që fëmijët kanë akses falas në arsim, të gjithë personat kanë kujdes shëndetësor falas, por refugjatët gjithashtu mund të punojnë dhe të kontribuojnë në ekonominë lokale, si dhe të marrin shërbime shtesë për integrimin në shoqëri. UNHCR punon me institucionet shtetërore për të përmirësuar sistemin dhe për të kapërcyer sfidat ekzistuese.