Sanchez Martinez caktohet gjyqtar në ‘El Clasico’

Ndeshja Real Madrid – Barcelona po afron.

Derbi më i madh në botën e futbollit, Barcelona – Real Madrid do të zhvillohet në vikendin që po afron.

Ndeshja pritet të jetë jashtëzakonisht interesante, me dy skuadrat që mbajnë pozitat 1-2 në ligë, me pikë të barabarta.

Një detyrë e vështirë i është caktuar gjyqtarit Sanchez Martinez, i cili do të ndajë drejtësinë në këtë takim.

Sanchez do të jetë i ndihmuar edhe nga teknologjia VAR. Në dhomën e VAR drejtues do të jetë Hernandez Hernandez.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Realit do të luhet të dielën, me fillim nga ora 16:15.