Samuel Umtiti largohet nga Barcelona vetëm për ndonjë top skuadër

Samuel Umtit është duke refuzuar deri më tani që të largohet nga Barcelona në këtë afat kalimtar.

Mbrojtësi francez nuk dëshiron të largohet nga Camp Nou edhe pse në klub janë të gatshëm ta shesin.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Umtit beson se është mjaft i mirë që të luajë për Barcelonën dhe nuk dëshiron të largohet.

Por, ai ka lënë derën hapur që të largohet nga vetëm për ndonjë skuadër të madhe, e ofertat në drejtim të tij mungojnë.

Barcelona po kërkon së paku 20 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa asnjë skuadër e madhe nuk dëshiron ta paguajë atë shumë.

Umtiti u vërshëllye pothuajse gjatë gjithë takimit miqësor nga tifozët ndaj Juventusit në fundjavën e kaluar, e që nuk është i dëshiruara në klub.