Samoilenko: Ukrainasit do ta kuptojnë rusishten më lehtë se rusët gjuhën ukrainase

Shkup, 8 mars – Ukrainasit mund ta kuptojnë gjuhën ruse më lehtë se sa një rus mund të kuptojë gjuhën ukrainase, shpjegon në emisionin “200” në Alsat, përfaqësuesi i komunitetit ukrainas në Maqedoni, Volodymyr Samoilenko.

Duke folur për temën e historisë dhe specifikave të ndërsjella të Rusisë dhe Ukrainës, ai shtoi:

“Në kohën sovjetike gjuha e radios dhe televizionit ishte rusishtja, në Ballkan serbishtja apo kroatishtja. Një ukrainas nuk e ka problem të kuptojë një rus. Për rusin kjo është problem. Është e njëjta nëse një serb kupton gjithçka që thotë një slloven”, tha Samoilenko./ Alsat.mk