Samit i sportit: Prezantimi i tendencave sportive dhe krijimi i udhëzimeve për përmirësimin e sistemit sportiv

Shkup, 26 tetor – Me qëllim të prezantimit të trendeve moderne sportive para opinionit të Maqedonisë dhe krijimit të udhëzimeve të caktuara për përmirësimin e sistemit të përgjithshëm sportiv në vend, Shoqata për Iniciativa Zhvillimore GI GLOBAL organizon samitin sportiv “TODAY’S SPORT 2022”.

Ngjarja do të mbahet në Shkup dhe do të hapet nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe ministri i Drejtësisë, Nikola Tupaçeski, gjithashtu do të flasin edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, Danile Dimevski, Goradana Lazhetiq dhe kryetari i Global, Ivan Anastasovski.

Për realizimin e këtij qëllimi, në samitin sportiv do të organizohen disa debate tematike, të cilat do të udhëhiqen nga gazetarët sportivë. Në vet debatet është planifikuar të marrin pjesë ekspertë të vendit dhe rajonalë. kryetarë komunash, përfaqësues të organizatave sportive dhe federatave sportive, organet kompetente shtetërore, profesorë universitarë të cilët do të debatojnë për temat e përmendura për zhvillimin e sportit në vendin tonë përmes zgjidhjeve të reja ligjore për një sport modern në vendin tonë.
Një nga temat që do të diskutohet është imazhi sportiv i komunave, ndërsa do të marrin pjesë disa kryetarë të komunave të Shkupit.

Në këtë aktivitet do të promovohet një libër me titull “SPORT, IDENTITET DHE GLOBALIZIM”, nga disa autorë, si dhe do të prezantohet hulumtimi për mënyrën e financimit të sportit në vend.