Salman Ruzhdi është hequr nga respiratori, është në vetëdije dhe mund të flasë

Autori Salman Ruzhdi është hequr nga respiratori dhe flet, përderisa po rikuperohet nga therja me thikë në SHBA.

Shkrimtari britaniko-amerikan Aatish Tazir kumtoi në një “tuit” të fshirë më vonë se 75-vjeçari është “hequr nga respiratori dhe flet (dhe bën shaka)”, që më pas këtë e konfirmoi edhe agjenti i autorit, Endrju Uajli.

Uajli paraprakisht deklaroi se Salman ndodhet në respirator dhe se mund ta humbasë syrin pas therjes me thikë, me ç’rast iu shkaktuan edhe lëndime në dorë dhe mëlçi.

Britaniku me prejardhje indiane, romani i të cilit “Vargjet satanike” çoi deri te dënimet me vdekje nga Irani në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, duhej të mbante ligjeratë të premten në shtetin e Nju-Jorkut kur u sulmua.

Personi i akuzuar se e ka therë, dje u deklarua i pafajshëm për tentimin për vrasje dhe sulm.

Avokati i Hadija Matar (24) deklaratën në emër të tij e dhe gjatë dëgjimit në gjykatën në Nju-Jorkun perëndimor.