Saliu u takua me ambasadoren gjermane Dreksler, në fokus është përmirësimi i gjendjes së përgjithshme të romëve

Shkup, 20 shtator – Ministri përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022-2030 Shaban Saliu sot ka takuar ambasadoren gjermane në vend, Petra Dreksler.

Në takim, siç informohet nga zyra e ministrit Saliu, ambasadorja gjermane Dreksler shprehu shqetësimin dhe gatishmërinë e saj për bashkëpunim në drejtim të përmirësimit të gjendjes së përgjithshme të romëve, me theks në strehimin dhe problemin e personave të paregjistruar në librin amë të të lindurve.

“Ambasadorja u njoh me ingerencat e kabinetit dhe situatën aktuale të zbatimit të Strategjisë për Përfshirjen e Romëve 2022-2030. Gjithashtu diskutuam për konkluzionet e takimit ministror për integrimin e romëve 2024, i cili u mbajt në Berlin në organizim të qeverisë gjermane”, thuhet në kumtesë.