Salihu – Nga sot po e hapim një faqe të re tē boksit profesionist në Maqedoni

Nga sot edhe zyrtarisht me të drejta të plota dhe me vendim nga Regjistri Qendror i Maqedonisë po e hapim shoqatën e parë të boksit profesionist në vend për promovim dhe menaxhim të boksierëve

Përvoja ime disa vjeçare në shtetet evropiane 🇪🇺 duke bashkëpunuar me menaxherët dhe promotorët me te mëdhenj evropian do ti shfrytëzoj tani edhe në vendin tim ku në të ardhmen do sjell shumë boksier të njohur, duke i mos anashkaluar as boksierët vendor që do ju jap hapësirë mjaft te madhe për bashkëpunim, promovim dhe managjim te tyre në vend dhe jashtë saj 🌏

Planifikohen që nga “ Management Promotion – ArenaRing ” të zhvillohen 2-3 evente në vit në qytete të ndryshme ku shpresoj të marr mbështetjen e duhur si nga Komuna e Çairit ku edhe kemi bazën si dhe nga qytet tjera , por edhe nga sponsorët e miqtē 👋

Ne filluam, dëshmuam, andaj bashkëngjitu edhe ti projekteve tona të mëdha

Avdyl Salihu – Manaxher dhe Promoter i licencuar nga Federata e boksit profesional i Maqedonise dhe europian – EBU