Salihu: Në vend të dy luanëve dhe shelgjeve, sot Shkupit do të kishte mbi 6 mjete moderne zjarrfikëse

Shkup, 10 gusht – Zëdhënësi i qytetit të Shkupit, Valon Salihu, përmes një kolazhi me fotografi ka ilustruar atë çfarë Shkupi do të kishte tani nëse në kohën kur me këtë komunë udhëhiqte Trajanovski i VMRO-së, nuk harxhonte të holla në shelgje dhe buste të ndryshme.

Sipas Salihut, automjeti zjarrfikës me shkallë i cili kushtoi 200 mijë euro, ka më tepër peshë se sa shelgjet dhe luanët tek ura Goce Dellçev. Rasti i fundit ku shpërtheu zjarr te restoranti Ragusa në Shkup, e ku u shfrytëzua ky mjet zjarrfikës, dëshmoi rëndësinë e këtij mjeti.

Sipas përllogaritjeve, nëse Trajanovski atëkohë nuk shpenzonte të holla në luanët te ura Goce Dellçev, sot Shkupi do të kishte 6 makina moderne për fikje të zjarreve. E sipas Salihut, gjithçka qëndron te prioritetet.

Ndryshe Petre Shilegov u kritikua së fundmi nga VMRO-DPMNE-ja opozitare lidhur me blerjen e këtij automjeti zjarrfikës me shkallë, për të cilin 200 mijë euro ishin shumë por tani kur automjeti lëshohet në përdorim, mund të shihet se 200 mijë euro ndoshta janë edhe pak për të shpëtuar jetë njerëzish.//Zhurnal.mk

Чисто илустративно. Ако едно противпожарно возило чини околу 200.000 евра, денес Скопје наместо 3 врби на реката Вардар…

Posted by Valon Salihu on Tuesday, 10 August 2021