Sali për vizitë në spitalin “8 Shtatori”, sivjet janë kontrolluar 36,000 pacientë me Covid

Shkup, 15 mars – Në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatorit” tashmë dy vite ditë e natë mjekohen pacientë me Kovid-19. Ky ishte shkas për vizitën e sotme të ministrit Bekim Sali në këtë institucion, i cili tashmë dy vite, funksionon si qendër kovidi, kumtoi në faqen e tij në Fejsbuk Ministria e Shëndetësisë.

“Nga kjo perspektivë, mund të thuhet se SPQ ‘8 Shtatori’ gjatë periudhës së kaluar u përball me sfidë jashtëzakonisht të madhe ndaj së cilës u përgjigje me sukses dhe me kapacitet të plotë, duke pasur parasysh se institucioni është plotësisht i pajisur dhe i gatshëm për kryerje të trajtimeve të plota diagnostike dhe terapeutike, me pajisje më bashkëkohore mjekësore dhe kuadër të trajnuar profesional. Në vazhdimësi përforcohet kapaciteti i institucionit, kështu për shembull, nga granti socio-ekonomik nga Ambasada e Japonisë në vlerë të përgjithshme prej 813 mijë eurove është siguruar pajisje e re mjekësore për trajtim të pacientëve pas kovidit, ndërsa deri në fund të vitit do të pasojë edhe përforcim shtesë në këtë segment”. tha ministri Sali.

Në takim, drejtori i SPQ “8 Shtatori”, dr. Hristian Kostov informoi se këtë vit janë kryer 36.000 kontrolle në tre ambulanca infektive dhe në qendrën e triazhit për pacientë pozitivë me Kovid-19 apo të dyshuar me virus.

Gjatë muajve të kaluar në spital kanë qenë të hospitalizuar 7 000 pacientë pozitivë me kovid, Në suaza të trajtimit dhe mjekimit të këtyre pacientëve janë kryer 17.600 analiza biokimike dhe 21.100 analiza të gjakut në transfuziologji (hemostazë me D Dimerë), informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.