Sali: Nuk ka ndryshime në masat për hyrje në Kosovë

Shkup, 31 janar – Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, sot para mediave ka njoftuar se vazhdon të jetë në komunikim me homologun e tij kosovar lidhur me masat anti-covid të vendosura në kufi, por se ndonjë ndryshim të shpejtë nuk pritet, transmeton Zhurnal.

Sipas ministrit Sali, nuk ka parakushte të cilat do të lehtësonin hyrjen e shtetasve të Maqedonisë në Kosovë.

“Situata ende është alarmante dhe nuk ka parakushte për të lehtësuar hyrjen në atë shtet (Kosovën)”, tha Sali

Siç dihet, Kosova nga 24 janari ka vendosur masa më të rrepta në kufi, ku për të hyrë në Kosovë të gjithë duhet të kenë së paku tre doza vaksinë, ose dy doza plus test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë.

Këto masa në fuqi janë deri më 4 shkurt. Më pas do të mblidhet Qeveria e Kosovës dhe do të debatojë nëse duhet të ndryshohen masat apo të vazhdohen të njejtat. Kjo dotë varet nga gjendja epidemiologjike, e gjendja epidemilogjike në Kosovë nuk është aspak e mirë.

Sa i përtket çertifikatave të vaksinimit, ministri Sali pohon se nuk ka nevojë ato të shlyhen tërësisht ndërsa masat do të ngelin të njejtat edhe për një kohë tjetër, duke patur parasysh se gjendja epidemiologjike në vendin tonë vijon nga vala e katërt e pandemisë.//Zhurnal.mk