Sali: Doza e tretë e vaksinës është mbrojtësi më i mirë, pacientët me kormobiditete të drejtohen në pikat e vaksinimit
Shkup, 7 shkurt – Numri i qytetarëve të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Kovid-19 nuk ësht i mjaftueshëm, por ende më e pakënaqshme është ajo që shumë më i vogël është edhe numri i atyre që e kanë marrë dozën e tretë, e cila është mbrojtësi më i mirë veçanërisht për pacientët me kormobiditete, deklaroi sonte ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, duke dërguar apel te ai grup qytetarësh sa më shpejtë të drejtohen në pikat e vaksinimit që të mbrohen.
“Analizat tona parësore, të cilat nuk janë përfundimtare, na japin njohuri se doza e tretë është mbrojtësi më i sigurt. Apeloj te të gjithë qytetarët tanë, i lusim të gjithë që kanë kormobiditete, sa më shpejtë të drejtohen te të gjitha pikat e vaksinimit që të mbrohen”, deklaroi Sali në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, pas pranim-dorëzimit të pjesës së parë të donacionit nga Italia prej 250 mijë doza vaksina kundër Kovid-19.
Në pyetjen sa para shpenzohen në asgjësimin e vaksinave, duke e marrë parasysh atë që kah fundi i muajit do të asgjësohen 300 mijë vaksina, Sali tha se tani nuk është momenti i kalkulimeve financiare, por ka informuar se shkatërrimi i një shishe prej gjashtë dozave vaksinë kushton 0,29 denarë.
“Mendojmë se nuk është momenti i kalkulimeve financiare. Ne jemi në periudhën e një pandemie e cila zgjat, edhe pse disa shtete tashmë e llogarisin tregim të përfunduar, por ne merremi me punë sekondare ose terciale, ndërsa primatin e harrojmë. Asgjësimi i vaksinave nuk kushton pothuajse asgjë aq sa përhapet. Një shishe që është gjashtë doza vaksinë kushton rreth 0,29 denarë dhe mendoj se nuk duhet të bëhet ndonjë politikë për asgjësimin e vaksinave, aq sa është i rëndësishëm vaksinimi në kohë i popullit tonë”, shtoi ministri i Shëndetësisë.
Ai edhe njëherë dërgoi apel te qytetarët të vaksinohen që të mbrohen nga virusi.
“Ne këtë nuk e shohim nga aspekti i fushatës që t’i shpenzojmë vaksinat, për të mos i asgjësuar. Fushata jonë është me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullsisë. Mendoj se secili nga ne ka humbur ndonjë të afërt nga familja ose ndonjë mik dhe e dimë sa e trishtueshme është për secilin nga ne për shkak të faktit se i kemi humbur për shkak se nuk kishim vaksina. Mendoj se e bëjmë atë që është më e sigurt për popullin tonë”, tha Sali.