Sali Berisha shkaktoi revolucion brenda partisë, por gaboi që vendosi veten në krye të partisë

Shkup, 23 maj – Figura e Sali Berishes tashmë nuk komentohet vetëm si politikan por edhe si një revolucionar i fuqishëm. Berisha i palodhur u kthye në moshë të shtyer për të shkaktuar revolucion të brendshëm në Partinë Demokratike në Shqipëri(PD). Në krye të partisë ishte Lulëzim Basha i cili e largoi Berishen apo ish mësuesin e tij politik nga grupi parlamentar i PD-së pasi ky i fundit ishte shpallur non grata nga SHBA-ja. Gjithçka këtu filloi, Berisha u revoltua nga ky veprim i partisë së tij dhe ndezi motorin e tij për ta marrë sërish PD-në në duart e tij, por ky më shumë është vendim i gabuar se i qëlluar, pozitën e kryetarit të PD-së ka qenë momenti dhe koha ta merr Grida Duma, shkruan Zhurnal.

Për Berishën, opozita në krye me Lulëzim Bashën ka ndjekur gjatë këtyre viteve shembullin e qeverisë, duke deformuar votën brenda Partisë Demokratike. I cili kishte thënë se i japim vendit opozitën e vërtetë për karshi asaj të marrë peng nga narko-qeveria, duke aluduar në qeverisjen e Rames.

Sali Berisha u kthye në skenën politike me të ashtuquajturën “foltore”, ku organizonte takime me gjithë demokratët brenda dhe jashtë Shqipërisë me lidhje vitrtuale, në çdo degë e nëndegë ku është e shtrirë PD-ja kishte organizuar takim me qytetarët në foltore të hapur. Kjo iniciativë i rezultoi e suksesshme pasi u mirëprit nga demokratët, madje sipas tyre këtë e kishin kërkuar gjatë kohë që Partia Demokratike të kthehet nën udhëheqjen e Sali Berishës.

Çfarë ndikimi ka në rajon rizgjedhja e Sali Berishes në krye të PD-së?

Rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballet me një sfidë të pa menduar më parë, ideolog i së cilës është pasuesi i kasapit të Ballkanit, Aleksandër Vuçiq, me ndihmën e mikut të tij shqiptar, Edi Rama, që po proklamojnë Ballkanin e Hapur. Ide e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë cenon sovranitetin territorial të shtetit të Kosovës, me çka kjo ide flet për bashkëpunim rajonal mes shteteve dhe heqje kufijsh, në të njëjtën kohë kemi shtetin kryesor e propozues të kësaj ideje Serbinë që nuk e njeh shtetin e Kosovës a dëshiron të bashkëpunojë me Kosovën, poashtu kërkon heqje kufijsh a në anën tjetër nuk i njeh kufijtë e një shteti ekzistues e të pavarur, si Republika e Kosovës.

Me Sali Berishën në krye të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri kjo ide duhet të dobësohet, duke fuqizuar kritikën ndaj Ramës që mos të bëhet vasal i Vuçiqit, duke penguar e kundërshtuar e përmbysur përfundimisht këtë ide. Ndryshe, Berisha ka kundërshtuar këtë ide qysh nga fillimi, dhe ka zhvilluar fushatë të ashpër kundrejt kësaj ideje.

Mbase ky do të kishte qenë kontributi i tij më i duhur e i dobishëm për shpëtim të rajonit nga ideja e Vuçiqit, sepse një ide e tillë do të thotë distancim të vullnetshëm e plotë vëmendje nga Bashkimi Evropian. Pra, përpos që është e pakuptimtë është edhe e dëmshme, nuk mundet në të njëjtën kohë përpjekje maksimale për marrje të datës për fillim të negociatave me BE-në, në anën tjetër të tregosh pavarësi përmes iniciativave të Vuçiqit që pos BE-së, Ballkani ka edhe alternativa tjera.

Si u kthye Sali Berisha në qendër të vëmendjes e deri në pozitën e kryetarit të PD-së?

Rikthimit të Berishes në skenë pos takimeve të njëpasnjëshme me demokratët, i parapriu një protestë e madhe e organizuar para selisë së PD-së, e cila nuk ishte vetëm paqësore pasi ka pasur tensione për hyrë në zyrat e PD-së por ja që këta ditë më parë ishin përgatitur duke u blinduar, dhe këtë e dëshiron protestuesit të thyejnë dyert e blinduara dhe të futen në zyrat e uzurpuara sipas tyre nga Lulëzim Basha. Pra, protesta kishte eskaluar dhe kishte përfunduar pas ndërhyrjes së policisë. Ndërkaq, Rama e komentonte këto ngjarje me atë se po akuzohen se cili është shërbëtori im Berisha apo Basha, dhe u bënte thirrje demokratëve të bashkohen me socialistët.

Pas protestës erdhi edhe momenti për të cilën u punua gjatë kohë, pas shumë foltoreve të organizuar në çdo cep të vendit, Berisha kërkoi shkarkimin e Lulëzim Bashës nga kreu i PD-së, për të hap rrugën e kandidimit të tij. Kërkesa e Berishes u miratua dhe me 4,446 pro dhe 36 kundër është shkarkuar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Shpallja e Sali Berishës si të padëshirueshëm apo non grata nga SHBA-të

Njollosja e figurës së Berishës u bë pasi ky dhe familja e tij shpallen “non grata” nga SHBA, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken e ka bërë këtë publik duke thënë se aktet e korrupsionit minojnë demokracinë.

E pas kësaj Sali Berisha është arsyetuar se është porosi e Rames dhe se gjithçka është e përgatitur vetëm për të rrënuar figurën e tij. Prandaj edhe u kthye në skenë për të dëshmuar “pafajësinë” e tij.

Gjatë fjalimeve në iniciativën e tij me foltore, ai ka thënë se rasti i tij është i vetmi në botë.

“Unë jam shpallur non grata nga sekretari i shtetit, por po më 19 maj unë i kam dërguar një letër ku i them se është i keqinformuar nga lobimi korruptim i Ramës dhe Soros. 3 ditë më vonë, DASH do të pohonte se burimi i të dhënave kishin qenë raportet sekrete të qeverisë shqiptare dhe mediave të kontrolluara prej tij. A mund të imagjinoni ju se mund të ndëshkohet një njeri sepse duan kundërshtarët e tij. Ky është një rast unik në botë, është unik gjithashtu se Sali Berisha, si asnjë tjetër, shpallet 8 vite pasi kishte dorëzuar çdo detyrë udhëheqëse”, tha Berisha.

Megjithatë, në zgjedhjet e mbrëmshme në Partinë Demokratike ka pasur zgjedhje për kryetar partie dhe freskim në strukturën partiake. Kanë marrë pjesë 43 mijë e 680 demokratë në të gjithë vendin. Ndër të cilët 40 820 kanë votuar për Sali Berishën, ose 93.45% të votave, ndërsa 2532 të votave kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose 5.8%.

Me çka edhe zyrtarisht Sali Berisha rikthehet fuqishëm në krye të partisë, pra gjithë aktiviteti në këtë drejtim rezultoi të jetë i suksesshëm e me rezultat në favor të Berishes.

A është veprim i duhur që Berisha u rikthye në krye të PD-së?

Partia Demokratike e udhëhequr nga pasuesi Berishes, Lulëzim Basha, e kishte humbur rrugën e fitoreve me çka në çdo palë zgjedhjes pësonte disfatë nga kreu socialisteve, Edi Rama, humbje të një pas njëshme e të shpeshta ishin të dëmshme e dëshpëruese për demokratët, me çka edhe Basha shpesh etiketohej si kryetari më dështak në vend.

Kjo është tregues i qartë se PD-ja ka pasur më shumë se kurrë nevojë për reformim të brendshëm e të thellë, që nga poshtë e deri lartë në krye të partisë. Por ky reformim i iniciuar nga ish kryetari i kësaj partie Berisha rezultoi proces produktiv me përfundim kontraproduktiv. Nuk është dashur që Berisha të jetë sërish në krye të partisë për shumë arsye. E para shëndetësore, është figurë e konsumuar, ka provuar gjitha pozitat udhëheqëse, kjo tregon se është i pangopur për pushtet, dhe krijon një praktikë jo të mirë që fryma e fundit të jepet në pozita udhëheqëse, nuk krijon hapësirë për të rinjtë në parti që kanë kontribuar përgjatë viteve.

Do të kishte qenë ideale nëse revolucionin e suksesshëm në parti të realizuar nga Berisha të kishte përfunduar duke i dhënë mundësinë për kandidim për kryetar partie Grida Dumes, një politikane e kompletuar, konkurrente jo vetëm në vend por edhe në rajon. Një përfundim i filluar nga Berisha në krye të partisë me Dumen do të kishte qenë shumë më i mirëpritur në këtë parti të çakërdisur. /Zhurnal.mk