Sabatini godet Mourinhon: Mos u anko më, me ardhjen e Lukakut ke skuadër për vendet e para
Përveç sulmuesit belg, Giallorosët kanë përforcuar edhe mesfushën me emra si Houssem Aouar, Leandro Paredes e Renato Sanches, derisa janë afruar edhe Evan N’Dicka, Rasmus Kristensen dhe Sardar Azmoun.
Ish-drejtori i Romës dhe shumë skuadrave italiane, Walter Sabatini ka thënë se ka kaluar koha kur Mourinho është ankuar për fond të futbollistëve dhe tani duhet të luftojë për pozitat e para në tabelë.
“Goditje e madhe, nuk ka dyshim. Lukaku është një lojtar që kur është mirë, mund të bëjë i vetëm sulmin. Në letër, me Dybalan mund të formojë një dyshe të jashtëzakonshme, sepse integrohen mirë për sa i përket cilësisë”.
Jose Mourinho ditë më parë tha se Roma e tij është ekip për një nga pozitat prej pesë deri në tetë, derisa Sabatini tani ka thënë se Special One nuk duhet më të ankohet pasi ka skuadër për pozitat e para në tabelë.