Sa të pavarur janë kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale?
Shkup, 30 gusht – Zgjedhjet lokale të 17 tetorit që priten të mbahen në Maqedoninë e Veriut vazhdimisht na kanë paralajmruar për befasi dhe zhvillime të pa pritura, e njëra nga këto është numri i madh i kandidatëve të pavarur që hynë në garë për të qëverisur me komunat, por “pavarësia” e tyre po zbehet pasi disa prej tyre po mbështeten nga parti të caktuara politike të cilët po ndikojnë që kandidatura e promovuar si apartiak të marrin ngjyrime politike.
Kandidaturat e pavarura në të shumtën e rasteve janë paralajmëruesit se skena poltike në një vend po ndryshon, pasi hyrja e tyre në garën elektorale eshtë një sfidë direkte ndaj supremacinë dhe monopolit që kanë vendosur partitë në jetën politike të një shoqërie, shkruan Zhurnal.
Sa më i madh që të jetë numri i kandidatëve që garojnë jashtë siglës apo mbështetjes së ndonjë subjekti politik, aq më dëmokratike dhe e hapur është një shoqëri, pasi në këtë mënyrë u ofrohet të gjithë qytetarëve mundësi të barabarë për të zgjedhur apo për tu zgjedhur,e që në të njejtën kohë u heq eskluzivitetin partive për të qenë bartësit e vetëm të proceseve politike në vend.
Historia politike na ka mësuar se jo çdo herë kandidatët që proklamohen si të pavarur janë të tillë, pasi fatkeqësisht ata janë shfrytëzuar nga partitë politke si mbulim apo fasadë për të arritur qëllimet, e që e tërë kjo ka ndikuar në dëmtimin e demokratizimit dhe çlirimin e një vendi nga uzurpimi dhe diktatura partiake.
Që nga ardhja e pluralizmit në vend, historia e zgjedhjeve na ka treguar se numri i kandidatëve të pavarur që kanë garuar në zgjedhje ka qenë zakonisht shumë i ulët, e që fatkeqësisht shumë pak prej tyre kanë arrritur që të triumfojnë ndaj kandidatëve të cilët kan hyrë në garë nën flamurin partiak, duke treguar se subjektet politike janë dominuesit apsolut të jetës politike në Maqedoninë e Veriut.
Zgjedhjet lokale të 17 tetorit në vendin tonë, kanë sjellë një befasi pasi numri i kandidatëve të pavarur që do të garojnë në zgjedhjet për kryetar komunash, dhe listat për këshilltarë komunal është shumë i madh, që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Sipas të dhënave të deri tanishme janë gjithësej 18 kandidatë që kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të hyrë në garën elektorale dhe 15 të tjerë janë në pritje të mbylljes së këti procesi, pra në këto zgjedhje do të kemi 33 kandidat të pavarur, kurse sa i përket listave të kandidatëve për këshiillat komunal, 38 prej tyre kanë mbylluar këtë proces dhe 26 janë në përfundim e sipër.
Kjo gjë është shumë pozitive për të ardhmen politike të vendit tonë, por ajo që po e ulë entuziazmin është se disa prej kandidatëve që kanë dalur si të pavarur, kanë marrë mbështetjen e disa partive politike, ku në këtë mënyrë ata kanë marrë ngjyrime politike duke humbur nga asnjëanësia dhe autonomia e tyre. Kështu që këto figura edhe në rast se janë totalisht apartiake, por me rreshtimet dhe qëndrimet që kanë marrë partitë ndaj disa prej tyre, ato realtivisht e kanë humbur besimin në publik për tu konsideruar votuar apo si të pavarur.
Danela Arsovska është një nga emrat që ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për të parën e Qytetit të Shkupit, e cila u proklamua si e pavarur, por që brenda një periudhe shumë të shkurtër mori mbështetjen e partive më të mëdha opozitare si në kampin politik maqedonas edhe në atë shqiptarë, kështu që kjo kandidate zyrtarisht e pavarur, por që në realitet ajo është e rreshtuar politikisht, shkruan Zhurnal.
Petar Georgievski (Pero Kamikaza) ka shpallur kandidaturën për të parin e Qytetit të Shkupit, i cili edhe pse u regjistrua si kandidat i pavarur, ai kërko mbështetjen e së “MAJTËS”. Kjo parti i premtoi atij mbështetjen në zgedhjet e 17 tetorit, e kështu Kamikaza nga kandidat i pavarur u shëndrrua në partiak.
Si I pavarur gjithashtu do të garojë edhe kryetari aktual I Kumanovës, Maksim Dimitrievski, I cili këtë vendim e mori në fundin e javës së kaluar, nga pasi I përfundoi durimi për ta kandiduar LSDM-ja. Ata paten mosmarrëveshje Brenda partiake dhe kështu Dimitrievski nuk priti më tepër dhe për 3 orë e gjysmë I mblodhi nënshkrimet e nevojshme për kandidim të pavarur.
Këto janë vetëm disa nga kandidatët e pavarur, por që kanë marrë përkrahejn e partive të caktuara politike, e kjo ka bërë që ata pos emrit “Të Pavarur” të humbasin shumë nga pavarsia e tyre, e që në të njejtën kohë subjektet politike po vazhdojnë që ta ruajnë dominancën në jetën politike të Maqedonisë së Veriut./Zhurnal.mk