Ruskovska sot dorëzon ankesë për suspendimin e saj

Shkup, 19 gusht – Prokurorja Villma Ruskovska sot do të parashtrojë ankesë deri te Këshilli i Prokurorëve Publik, pasi u suspendua nga puna. Këshilli do të vendosë për ankesën e saj, informon Zhurnal.

“Sot do të parashtroj ankesë deri te këshilli”, tha shkurt Ruskovska, e më pas pritet të jep deklaratë para mediave.

Ruskovska për momentin në parahetim ka dy lëndë, njëra është për policinë financiare e tjetra për stacionin për kontroll teknik për autobusin që u dogj në Bullgari.

Ndryshe pasi u suspendua Ruskovska, edhe Arafat Muaremi dha dorëheqje nga funksioni u.d drejtor i policisë financiare./Zhurnal.mk