Ruskovska: Këtë nuk e konsideroj suspendim ndaj Ruskovskës por ndaj drejtësisë

Shkup, 19 gusht – Prokurorja Villma Ruskovska sot ka dorëzuar ankesën për suspendimin e saj deri te këshilli për prokurorë publik. Ajo nuk deshti të zbulojë detaje sepse siç tha, me ankesën së pari duhet të njihen anëtarët e këshillit, raporton Zhurnal.

“Me ankesën kam hedhur poshtë të gjitha pretendimet në vendim. Nuk kam pyetur për çfarë kallëzimi penal ka të bëjë suspendimi, por konsideroj se ka të bëjë me denoncimin që Muaremi e bëri kundër meje.

Këtë nuk e konsideroj si suspendim ndaj Ruskovskës por suspendim të drejtësisë. Pa dallim që kishte njoftim se lëndët që udhëhiqja unë do të vazhdojnë me intenzitet të njejtë, pas kësaj që më ndodhi mua nuk besoj se ndonj kolegë do të vazhdojë seriozisht të veprojë me të njejtat.

Në vendim thuhet se duhet t’ia lë lëndët zëvendëses time, e cila është në pushim. Kështu që lëndët nuk munda t’i ndaj. Madje as ajo nuk mund t’i punojë, sepse edhe kundër saj është ngritur procedurë disiplinore. Bëhet fjalë për dy lëndë”, tha Ruskovska.

Në lidhje me atë se çfarë prova kanë gjetur gjatë kontrollit në Drejtorinë e Policisë Financiare, Ruskovska tha se nuk u janë ofruar të gjitha dokumentet që i kërkonin.

Sipas ligjit për procedurë penale, ajo ka treguar se kanë të drejtë të kërkojnë dënimin e institucionit dhe dënimin e personit përgjegjës dhe paralajmëroi se do ta bëjnë këtë.

Lidhur me propozimin për fillimin e procedurës disiplinore ndaj saj, Ruskovska tha se nga Komisioni ende nuk është kërkuar vendimi dhe theksoi se ajo procedurë zgjat më shumë.

Ruskovska theksoi se as prokurori publik i RMV-së dhe as prokuroritë publike nuk mund të japin udhëzime dhe indikacione për një rast konkret.

E pyetur nëse ka marrë mbështetje nga kolegët e saj, Ruskovska tha se ka pranuar oferta për ndihmë, por edhe mbështetje nga disa kolegë prokurorë nga rajoni, si dhe gjykatës dhe avokatë nga vendi.

Në lidhje me atë se a ndihet e sigurt dhe nëse ka kërcënime për jetën e saj, Ruskovska tha se për momentin nuk ka kërcënime, që nuk do të thotë se mund të mos ketë.

Për bastisjen e datës 18 korrik në Drejtorinë e Policisë Financiare, më 8 gusht të këtij viti, drejtori Arafat Muaremi ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër të gjithë prokurorëve të cilët konsiderojnë se dyshohen se kanë kryer vepra penale gjatë punës së tyre.

Prokurori Publik i Republikës, në bazë të nenit 81 të Ligjit për Prokuroritë Publike, ka marrë Vendim për shkarkimin nga detyra të udhëheqëses së Prokurorisë Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska. Vazhdon procedura penale e nisur pas kallëzimit penal kundër saj.

Prokurori publik i Republikës, Lubomir Joveski, siç informojnë nga JORSM, ka dorëzuar propozim për inicimin e procedurës disiplinore për përcaktimin e përgjegjësisë së tre prokurorëve publikë, të cilët dyshohet se me dashje dhe në mënyrë të paarsyeshme kanë bërë gabim të madh profesional, me çka kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore./Zhurnal.mk