Ruskoka flet për të ardhmen në prokurori

Shkup, 18 mars – Prokurorja e Krimit të Organizuar, Vilma Ruskovska, të ardhmen e saj nuk e sheh në pension, por në organet e larta të Prokurorisë Publike. Në emisionin “360 gradë” që transmetohet sonte në Alsat tha se nëse prokurori shtetëror Lubomir Joveski bëhet gjykatës kushtetues, ajo mund të pretendojë vendin e tij.

“Të them të drejtën nuk kam menduar shumë, sepse tani kemi prokuror të shtetit. Nëse ai zgjidhet gjyqtar, ndoshta do ta mendoj. – Përndryshe, çfarë do të bënit? – Epo, me siguri do të dal në pension. – Nëse nuk jeni prokuror i shtetit, do të dilni në pension? Po. Jo, ka edhe një opsion tjetër, nëse ka konkurs për Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk e kam fjalën për prokurorin e shtetit, por për prokuror atje do të aplikoja”, tha Vilma Ruskovska, kryetare e Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit