Rusia thotë se ka shkatërruar armë perëndimore të destinuara për Ukrainën

Ushtria ruse po pretendon se ka shkatërruar një ngarkesë armësh perëndimore që ishin të destinuara për të ndihmuar Ukrainën në rajonin Zhytomyr.

Siç raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax, Rusia në shkatërrimin e kësaj ngarkese përdori raketa Kalibr, të lëshuara nga deti, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Perëndimi është duke e mbështetur vazhdimisht Ukrainën me armatim si dhe me mjete financiare, ku së fundi Shtetet e Bashkuara të Amerikës aprovuan një ndihmë prej qindra miliarda dollarë.