Rusia “shtrëngon” Poloninë, pezullon eksportin e gazit rus

Rusia ka pezulluar furnizimet me gaz në Poloni. Kjo është raportuar nga faqja polake “Onet”, e cila citon burime qeveritare.

Mësohet se autoriteti për menaxhimin e krizave në Poloni është mbledhur dhe po trajton rastin. Sakaq, vlen të përmendet se një nga sanksionet e kërkuara nga Ukraina për menaxhimin dhe përfundimin e luftës është pezullimi i gazit rus.

Shumica e shteteve të BE, përfshirë Gjermaninë dhe Italinë kanë refuzuar të heqin dorë nga gazi rus, duke qenë se janë shumë të varura nga lënda djegëse.