Rusia nis stërvitjet strategjike bërthamore me raketa balistike
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar fillimin e stërvitjeve strategjike bërthamore që përfshijnë lëshimin e raketave balistike, tha agjencia e lajmeve RIA, cituar nga Kremlini.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se stërvitjet kishin filluar, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Më vete, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, një aleat i ngushtë i Putinit, mori pjesë në stërvitjet ushtarake së bashku me Putinin nga një qendër situatash në Kremlin, njoftoi media shtetërore bjelloruse.