Rusia kërcënon Bosnjën dhe Hercegovinën

Duke vënë në pikëpyetje më parë të drejtën e Bosnjës e Hercegovinës për t’u bashkuar me Aleancën Veri-Atlantike, ambasadori rus në Sarajevë, Igor Kalabukhov tani ka zgjeruar fushatën e tij të propagandës kundër anëtarësimit të vendit në Bashkim Evropian.

Kalabukhov me anë të një teksti autorial për gazetën Glas Srpske, e cila është nën kontrollin e regjimit të Milorad Dodikut, ai ka shkruar se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për agresion ushtarak kundër Ukrainës, sipas tij, janë provë se Perëndimi ka humbur të gjitha pikat morale, kështu që Kremlini nuk ka dikë për të folur rreth gjendjes.

Për ambasadorin rus, BE-ja po ndjek një politikë neo-perandorake.

Ai u ka “sugjeruar” qytetarëve boshnjakë se duhet t’i harrojnë standardet evropiane dhe t’i kthehen vetes.

Kohë më parë, duke folur për transmetuesin publik FTV, Kalabukhov kishte thënës se, “vendimi i Bosnjës për t’u bërë një shtet anëtar i çdo aleance [NATO] është çështje e brendshme e vendit, por se përgjigja jonë është një çështje tjetër. Shembulli i Ukrainës tregon atë që ne presim”.

Po ashtu, ambasadori rus pati thënë se ai nuk sheh asnjë problem në idenë e Dodikut për një Republikë Serbe të pavarur brenda Bosnjës e Hercegovinës.