Rusia është dobësuar si pasojë e luftës me Ukrainën

Me luftën në Ukrainë janë dobësuar si forcat e armatosura ruse ashtu edhe shteti rus, tha zëdhënësi i Pentagonit, Xhon Kirbi, para takimit të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s në Gjermani që mbahet sot.

“Ushtria (e Rusisë) është bërë më e dobët. Vendi gjithashtu është bërë më i dobët dhe tani po bëhet edhe më i izoluar, tha Kirbi në një intervistë për Si-En-En.

“Shtoi se SHBA-ja nuk duan që Rusia të jetë një kërcënim për fqinjët e saj në të ardhmen.”

“Ekonomia ruse është në një situatë të vështirë. Forcat e saj të armatosura janë lodhur në shumë mënyra, jo plotësisht, por pa kushte (Rusia) ka humbur shumë nga trupat e saj dhe ka pësuar humbje në këtë pushtim të Ukrainës”, tha ai.

Kirbi nuk ka dashur të japë informacion më të detajuar për situatën e forcave të armatosura ruse.