Rusët që janë larguar nga vendi i tyre u është ndaluar hyrja në SHBA, por jo edhe ukrainasve

Rusët që janë larguar nga vendi i tyre, u është mohuar e drejta për t’u futur në Shtetet e Bashkuara, por një gjë e tillë nuk ndodhi me ukrainasit.

Një çift që ia mësyn Shteteve të Bashkuara janë rikthyer në pikën kufitare me Meksikën – përkatësisht në Tijuana.

Ndërkaq ukrainasit janë mirëpritur në po të njëjtin pikëkalim kufitar – ku pothuajse e tërë bota është ngritur në këmbë për ta ndihmuar këtë shtet evropian nga agresioni rus.

Sot Ukraina ka hyrë në ditën e 28-të të agresionit rus, ku po vazhdojnë të zhvillohen luftime të ashpra.