Rusët pretendonin se kishin rrëzuar dronin ukrainas, madje publikuan fotografi – u zbulua se bëhej fjalë për një gënjeshtër

Mbrëmë forcat ruse tentuan edhe një herë që përmes gënjeshtrave, të krijojnë përshtypjen në opinion se janë duke avancuar në luftën në Ukrainë.

Një shembull i tillë është se ata publikuan disa fotografi me të cilën pretendonin të tentonin të bindin masën se kanë rrëzuar dronin ukrainas TB-2 në rajonin e Khersonit – që ishte një gënjeshtër e radhës.

Madje menjëherë u konstatua se rusët kishin publikuar fotografitë e copëzave të dronit të vjetër, që ishte rrëzuar shumë kohë më parë.

Analistët e pavarur kanë konfirmuar se rusët deri më tani kanë rrëzuar të paktën gjashtë dron të tipit TB-2 që fluturojnë ngadalë.

E të enjten tentuan ta shtojnë edhe një në listën e tyre – duke provuar përmes një fotomontazhe të manipulojnë me opinionin.

Ishin analistët e ashtuquajtur “shërbimi informativ për kode të hapura” që shpejtë zbuluan “rrengun” e tyre – me të cilin tentuan të thonë se kanë rrëzuar një fluturake ukrainase.

Gjithçka filloi kur u publikua në rrjetet sociale fotografia që tregon një TB-2 të thyer të marinës ukrainase, me numër serik në bisht T187 që qëndron në baltë në rajonin Kherson – një prej pikave më të nxehta ku po zhvillohen luftimet.

Në të dyja fotografitë duket qartë dëmi i njëjtë. Krahu i majtë i thyer. Stabilizatori i shkëputur i bishtit. Madje edhe projektili i paprekur MAMA, por se ishte fotografuar në mars apo në fund të prillit – pasi një fluturake e tillë me të njëjta dëme ishte postuar nga dikush në rrjete sociale.

Ishte edhe numri serik që i “tradhtoi” rusët dhe nuk u treguan të vëmendshëm, kur tentuan ta “shesin” këtë gënjeshtër për diçka kinse të vërtetë.