Rusët po shpërngulën masivisht në Beograd, thonë se janë të shokuar që po shiten bluza me fytyrën e Vladimir Putinit

“Rusët e ardhur në Serbi” nuk duhet të justifikohen për agresionin ushtarak të Vladimir Putinit në Ukrainë, të cilën ata gjithsesi e dënojnë. Në vend të kësaj, ata janë të torturuar nga një fenomen krejtësisht tjetër – në Beograd, ata takojnë tifozët vendas të presidentit rus.

Kishte shumë emigrantë rusë në protestën e fundit të Beogradit kundër agresionit në Ukrainë, vëren një reporter i Frankfurter Rundschau. Mes tyre ishte edhe një violonçelist, i cili pas nisjes së luftës humbi punën në orkestrën e Shën Petersburgut.

“Më pushuan nga puna sepse ua shpreha kolegëve mendimin tim për luftën. Në fakt, pas aneksimit të Krimesë ne donim të emigronim nga Rusia. Lufta në Ukrainë ishte një arsye shtesë”, tha ai.

Sipas gazetës gjermane, mijëra rusë që po emigrojnë në Beograd.

“Rusët nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Serbi. Si një kandidate për anëtarësim në Bashkim Evropian, Serbia po manovron midis Lindjes dhe Perëndimit dhe nuk po merr pjesë në sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë. Kjo është arsyeja pse Air Serbia është një nga kompanitë e pakta evropiane që ende fluturon për në Moskë dhe Shën Petersburg”, shkruan Frankfurter Rundschau, raporton DW.

Siç thuhet, së bashku me Stambollin, Jerevanin dhe Tbilisin, kryeqyteti serb është bërë edhe destinacioni i preferuar i rusëve me arsim të lartë. Që nga fillimi i marsit, më shumë se 300 kompani, kryesisht në sektorin e teknologjisë kanë zhvendosur selitë e tyre nga Rusia ose Ukraina në Serbi.

Bankat e Beogradit thonë se gjithnjë e më shumë rusë po hapin xhirollogari, mediet vlerësojnë se janë 20 mijë deri në 30 mijë të ardhur.

Sasa Seregina, me origjinë nga Samara, jeton në Beograd për më shumë se dhjetë vjet. Ajo është një nga nismëtaret e nismës “Rusët, ukrainasit, bjellorusët dhe serbët së bashku kundër luftës”.

Ajo thotë se rusët që emigrojnë mund të jenë një goditje për Serbinë, të ngjashëm me ata që erdhën pas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917, duke shtuar se vijnë kryesisht pjesëtarë të “klasës së mesme apo të lartë të mesme”, por se ka edhe pasoja negative.

“Është bërë edhe më e vështirë të gjesh një apartament me një çmim të mirë në Beograd”, thotë ajo.

“Rusët tashmë po i rrisin çmimet e pasurive të paluajtshme. Kam frikë se njerëzit me të ardhura normale së shpejti nuk do të mund të përballojnë një apartament këtu”, tha një këshilltar tatimor për gazetën gjermane.

“Të ardhurit në Serbinë rusofile nuk hasin paragjykime, ndryshe nga ata që shkojnë në Evropën Perëndimore”, shkruan gazeta.

Muzikanti nga Shën Petersburgu thotë se i vjen mirë që na lejohet të protestojmë kundër agresionit të Putinit, por se është i shokuar që këtu shiten bluza me fytyrën e presidentit rus dhe që njerëzit i veshin vullnetarisht.

“Për shkak të bombardimeve të NATO-s dhe luftës në Kosovë, shumë njerëz këtu kanë pikëpamje absurde për luftën në Ukrainë. Për ta, armiku i armikut është në të vërtetë një mik. Ata mbështesin Putinin si kundërshtar të NATO-s dhe luftën e tij në Ukrainë si kundërpërgjigje”, tha ai.

Frankfurter Rundschau shkruan se beogradasit e rinj rusë në grupet e tyre në Facebook dhe Telegram po flasin gjithnjë e më pak për luftën dhe më shumë për gjëra praktike si të hapni një llogari bankare, ku t’i dërgoni fëmijët në shkollë dhe çfarë janë restorantet e mira.

thotë se nuk e di se sa do të qëndrojë në mërgim.

“Jeta vazhdon disi, por sigurisht që nuk do të kthehem në Rusi derisa Putini është në pushtet”, përfundon muzikanti nga Shën Petersburgu.